Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Luhet Napoli-Juve në 20:45, ndeshja minutë pas minute edhe në supersport.al

Napoli përballë Juventusit, Sarri kundër Allegrit apo skuadra që aspiron të fitojë “Scudetton” përballë kampiones në fuqi dhe ekipit që ka bërë ligjin në futbollin italian në këto 6 vitet e fundit. Mund të tingëllojë me diçka të pabesueshme por për herë të parë pas shumë vitesh Napoli mban petkun e favorites në një sfidë ndaj Juves. 4 pikë diferenca mes tyre në tabelën e klasifikimit me të kaltrit që deri tani kanë zhvilluar një kampionat fantastik ndërsa bardhezinjtë kanë bërë disa hapa fals por nëse Napoli apo edhe Interi nuk do të kishin patur këtë ecuri të çmendur në 14 javë kampionat me siguri që kampionati që ka zhvilluar deri tani Juventusi do të konsiderohej më shumë sesa pozitiv përsa u përket pikëve që ka grumbulluar. E gjithë Bota sot do të jetë me sytë nga San Paolo aty ku në orën 20:45 do të sfidojnë njëra tjetrën dy skuadrat me sulmet më të mira të Serisë A dhe që zhvillojnë futbollin më të bukur.

Rekord arkëtimesh për Napolin pasi më shumë se 60 mijë persona do të jenë në stadium. Ghoulam dhe Milik janë mungesat e vendasve në këtë ndeshje ndërsa në krahun tjetër në momentet e fundit Allegri ka humbur Lichsteiner, Howedes dhe Mandzukic. Higuain është pikëpyetja e madhe e Allegrit por argjentinasi i cili urrehet nga të gjithë tifozët në San Paolo pritet ta nisë si titullar pasi ka lënë pas problemet në dorë. Një fitore e Napolit do t’ua bënte më të vështirë bardhezinjëve fitimin e titullit të 7-të radhazi pasi diferenca mes tyre do të shkonte në 7 pikë, prandaj Juventusi duhet të bëjë çmos për të mos dalë pa pikë nga kjo supersfidë.

Në këtë sezon Napoli dhe Juvja kanë ndryshuar filozofinë, pasi të kaltrit kanë deri tani mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 9 gola të pësuar ndërsa bardhezinjtë sulmin më të mirë me plot 40 finalizime në 14 javë. Spektakli do të jetë i garantuar në këtë duel, të cilin Elseid Hysaj do ta nisë si titullar, me dilemën e vetme nëse Sarri do ta aktivizojë shqiptarin në pozicionin e tij natyral në krahun e djathtë, apo në mungesë të Ghoulam do ta kalojë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Plot 200 shtete do ta transmetojnë direkt këtë supersfidë të cilën të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin në Digitalb nëpërmjet kanalit Supersport 2. Gjithashtu, komentin e takimit minutë pas minute, do të keni mundësi ta ndiqni edhe në supersport.al

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...