Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luhet për Europën dhe mbijetesën, 4 ndeshje të “nxehta” në Superiore!

Kategoria Superiore vjen këtë të shtunë me të gjitha sfidat e javës së 30-të. Në dy fasha të ndryshme oraresh 16:00 dhe 19:00 do të luhen të gjitha takimet e kësaj jave të cilat janë vendosur të zhvillohen në të njëjtën ditë për t’u dhënë mundësi skuadrave për t’u përgatitur për sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë të cilat do të luhen të mërkurën. Me titullin që është kthyer në një formalitet tashmë, Partizani sot do të sfidojë Kastriotin e uritur për pikë në Fushë Krujë në një ndeshje deçizive sidomos për krutanët pasi të kuqtë vetëm matematika nuk i lejon të nisin festën për një titull që do të vijë pas 26 vitesh në kampin e kuq. Po në orën 16:00 në Laç do të luhet një tjetër ndeshje shumë interesante pasi vendasit presin në shtëpi Skënderbeun në një sfidë të drejtëpërdrejtë për Europën. Për të mos humbur akoma më shumë terren ndaj Flamurtarit të vendit të 3-të, të dyja skuadrat e kanë të qartë që duhet të tentojnë me çdo kusht tre pikët. Në mbrëmje në orën 19:00, në kryeqytet Tirana pret Kukësin në një ndeshje ku bardheblutë i kanë të nevojshme pikët për t’iu larguar sa më shumë zonës së rënies nga kategoria ndërkohë që verilindorët duhet të kthehen te rezultatet pozitive pasi kanë vendosur në diskutim vendin e dytë. Për Flamurtarin ndërkohë Europa kalon nga Luftëtari. Gjirokastritët që janë në garë të ashpër për mbijetesën por që njëkohësisht po kalojnë një formë të kënaqshme do të sfidojnë në Vlorë, skuadrën e Ilir Dajës që vjen nga 4 fitore rresht dhe në javët e fundit i ka surprizuar të gjithë pavarsisht problematikave të shumta që ka Flamurtari.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...