IPKO Superliga

Luhet për kreun dhe mbijetesën, spikat Flamurtari-Ballkani

Java e 22-të e IPKO Superligës së Kosovës mbyllet këtë të hënë me tri sfidat e fundit, në të cilat luhet për dy ekstremet e renditjes. Sigurisht që vëmendjen kryesore e merr Flamurtari-Ballkani, një sfidë të cilën kryesuesit duan ta fitojnë patjetër, për të krijuar një distancë prej katër pikësh nga ndjekësja më e afërt, Drita, që mposhti Prishtinën në Gjilan. Para kësaj jave skuadra nga Theranda kishte tri pikë më shumë se Gjilani e tashmë kërkon të përfitojë edhe nga fakti që ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani u mund përballë Llapit.

Ballkani e ka fituar 3-1 përplasjen e fazës së parë që u zhvillua në Therandë me gola të Baftiut, Artur Maganit dhe Topallit, ndërsa për kuqezinjtë realizoi Ganchov. Flamurtari ka patur një ecuri të mirë në ndeshjet shtëpiake javët e fundit, kështu që parashikohet një përballje shumë e vështirë për kryesuesit e IPKO Superligës.

Vetëm pak ditë më parë, Afrim Toverlani u emëruar trajner i Feronikelit e tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë impakti i këtij emri të njohur te skuadra nga Drenasi. Debutimin do ta bëjë përballë Vushtrrisë, kështu që fitorja mbetet detyrim për kampionin në fuqi.

Në takimin e tretë dhe të fundit,  ekipi i fundtabelës, Dukagjini, pret në Klinë Drenicën, e cila nga ana e saj shpreson të marrë fitoren e dytë radhazi pas një ecurie të gjatë me humbje. Një mundësi e mirë kjo për skuadrën nga Skënderaj për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë e për të fituar moral për takimet e ardhshme. Të gjitha takimet do të nisin në orën 14:00.

E hënë (14:00)

Flamurtari-Ballkani

Feronikeli-Vushtrria

Dukagjini – Drenica

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency