Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Luis Alberto: Në Romë ndihem mirë, nuk dua të largohem

Fantazisti spanjoll i Lazios, Luis Alberto ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij spektakolare, mes të cilave edhe Barcelona, që po kërkon me ngulm ta rikthejë në Spanjë. Gjithsesi ai ka deklaruar se ndihet mjaft mirë te klubi bardhekaltër, duke shprehur dëshirën për të mbetur të paktën edhe një sezon pjesë e Lazios.

“Unë dhe familja ime jemi përshtatur mjaft mirë në Romë dhe jetojmë mirë. Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikueshme, atëherë do të dëshiroja të mbetesha pjesë e Lazios për të paktën edhe një sezon tjetër. Gjithsesi, tani kemi verën përpara dhe do të jenë drejtuesit e klubit, ata që do të vendosin çfarë është më mirë për të dy palët”, deklaroi Luis Alberto.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...