Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Luis Alberto reagon pas deklaratës së Lotitos: Më ka krijuar bezdi

Në shtëpinë e Lazios kanë plasur polemikat në distancë mes presidentit Claudio Lotito dhe mesfushorit spanjoll Luis Alberto, i cili është me pushime në vendlindjen e tij.

Ka qenë një deklaratë e Lotiutos, i cili i pyetur mbi një largim të mundshëm të spanjollit, deklaroi se “futbollistët janë e vetmja gjë që nuk mungojnë në botën e futbollit”, fjalë këto që nuk janë pritur aspak mirë nga Luis Alberto.

“Nuk e kuptoj dhe nuk arrij të gjej çfarë ka dashur të thotë Lotito me këtë deklaratë, që të them të drejtën, më ka nervozuar. Dy ditë më parë dukej se isha i pashitshëm dhe tani jo më. Kemi fituar dy tituj dhe me këto deklarata ai rrezikon të zhvlerësojë futbollistët e tij. Të shohim çfarë do të ndodhë, pasi me Simone Inzaghin kam një marrëdhënie përtej futbollit dhe më ka konfirmuar se jam pjesë e projektit të tij”, tha spanjolli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...