Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

Luis Enrique: Mbappe? E zëvendësojmë me 6 futbollistë…

Të zëvendësosh një futbollist si Kylian Mbappe është tmerrësisht e vështirë, madje pothuajse e pamundur.

“Ylli” francez do të zyrtarizohet te Real Madrid pas finales së Champions League mes “Los Blancos” dhe Borussia Dortmund (1 qershor).

Përforcim spektakolar me parametra zero për kampionët e Spanjës, ndërkohë që te PSG po studiojnë alternativa të ndryshme për pasuesin e tij.

E vështirë do të jetë të plotësohet boshllëku që do të lërë 25-vjeçari, diçka që e pranon edhe Luis Enrique.

Lexo edhe:

I cili pas fitores që arriti skuadra e tij në finalen e Kupës së Francës përballë Lyonit (2-1) tha këto fjalë në lidhje me Kylian Mbappe.

Askush nuk mund ta zëvendësojë Mbappen, vetëm një ekip me ambicie mund ta bëjë këtë. Ndoshta nevojiten 4, 5 apo 6 blerje për të mbuluar boshllëkun që do të krijojë largimi i tij.

Pa Kylianin do të përpiqemi të japim më shumë si skuadër. Do të jetë një sfidë aspak e lehtë për të gjithë futbollistët që do të bashkohen me ne  gjatë merkatos.

Ne duam të shkruajmë historinë, duam të fitojmë Champions League”, u shpreh trajneri spanjoll i kampionëve të Francës.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....