Katar 2022

Luis Enrique: Nuk e kisha imagjinuar që do punoja si trajner, me VAR-in jam i qetë!

Luis Enrique përgatitet të udhëheqë Spanjën në Kupën e Botës në Katar. Iberikasit nuk janë ndër favoritët kryesorë për triumfin final, megjithatë ish-tekniku i Barcelonës gëzon një organikë shumë të talentuar dhe me energji për të treguar potencialin e tyre. Nga ana tjetër, Enrique vijon me komunikimet “live” teksa iu përgjigjet pyetjeve të tifozëve. Së fundmi, 52-vjeçari zbulon se nuk e kishte menduar kurrë se do të bëhej trajner ndërsa shton se me VAR, ndihet i sigurt në fushë.

“Nuk e kisha menduar se do të bëhesha trajner. Kur u tërhoqa nga roli i futbollistit, udhëtova shumë me familjen dhe më pas nisa kursin e trajnerit. Filloi të më pëlqente, kisha vështirësi në fillim por më shijonte gjithnjë e më shumë. Mua më pëlqen shumë të provoj gjëra të reja dhe në këtë formë surprizoj edhe vetë futbollistët.

VAR? Si trajner, unë ndihem shumë i qetë kur e di se në fushë është VAR-i. Për mua është një “armë” spektakolare, edhe pse shpeshherë ka polemika. Megjithatë, unë mendoj se është diçka normale. Në Europë tashmë arbitrat janë mësuar ta përdorin VAR ashtu siç duhet dhe tashmë përfitoj nga rasti që t’i uroj fat të gjithë arbitrave që janë të përfshirë në Kupën e Botës”, u shpreh Enrique.

Në këtë Botëror, “La Furia Roja” është e shortuar në Grupin E, së bashku me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën. Spanja e nis rrugëtimin e saj në Katar, më datë 23 nëntor në sfidën ndaj Kosta Rikës.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency