Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Luis Enrique reflekton për të ardhmen, Federata Spanjolle ka tre opsione

Spanja e nisi me shumë vrull Botërorin në Katar teksa mposhti me rezultatin 7-0, Kosta Rikën. Por, barazimi me Gjermaninë dhe më pas disfata me Japoninë lanë një shije të hidhur për të besuarit e trajnerit Luis Enrique. Performanca në rënie vijoi edhe në raundin e 1/8-tave, aty ku Maroku i eliminoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Tashmë, e ardhmja e trajnerit Luis Enrique është vendosur në pikëpyetje ndërsa vetë tekniku ka marrë disa ditë pushime dhe do të reflektojë për të ardhmen. Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales është në pritje të një vendimi të Enriques ndërsa po merr masat edhe për zëvendësuesit e tij. I pari në listë është Marcelino me 57-vjeçarin që ka një karrierë të gjatë teksa ka drejtuar klube si Valencia, Athletic Bilbao apo Villareal.

I dyti në radhë është Roberto Martinez, i cili dështoi me Belgjikën e më parë ka drejtuar Evertonin. Në fund, një tjetër opsion është edhe Luis De La Fuente që aktualisht është trajner i Kombëtares U21.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...