Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luis Kaçorri, “gjiganti i mirë” i futbollit shqiptar

Ka lindur në Itali por gjithmonë ka qenë po ai djalë i vendsur dhe shumë i përkushtuar për të respektuar dhe dashur vendin e tij të origjinës. Është vetëm 19-vjeç dhe familja i ka mësuar të jetojë në harmoni mes dy realiteteve që ndahen nga Deti Adriatik. Luis Kaçorri, ashtu si shumë të rinj të gjeneratës së tij është brezi i parë i shqiptarëve të lindur dhe rritur larg vendit të tyre. Familja e djaloshit emigroi shumë vite më parë për t’i dhënë mundësinë e një jete më të denjë fëmijës që do të vinte në jetë dhe mesa duket, misini i tyre është realizuar. Me talentin në gjak të trashëguar nga prindërit dhe punën e përditshshme që imponon ambjenti profesionist në Itali, ai ka arritur të bëhet një nga të rinjtë më interesantë të tablosë së futbollit italian.

Luis Kaçorri ndoshta është një emër që dikujt i kujtohet mjegullt në shtypin sportiv të vendit tonë pas asaj eksperience të shkurtër në fazën përgatitore me Partizanin e Iulianos, por në Itali ai konsiderohet si gjigandi i mirë për shkak të paraqitjes së tij atletike me 194 gjatësi dhe objektivin për t’u ngjitur sa më lart. Në fillim të këtij sezoni ai u largua nga Partizani për t’u bashkuar me skuadrën siçiliane të Igea Virtus, një klub që u jep mundësi të mëdha të rinjve dhe nuk kaloi shumë kohë pasi Kaçorri po ua shpërblen besimin drejtuesve të skuadrës që militon në Serie D. I lindur në Ronciglione dhe me pasaportë shqiptare dhe italiane, 19-vjeçari u zhvendos në Siçili në datën 14 Shtator dhe debutoi në ndeshjen kundër Noceronas ku dha sinjale të rëndësishme për potencialin e tij. Edhe pse në atë përbalje shtylla i mohoi mundësinë e golit, i riu shqiptar nisi të shënonte me një vazhdimësi të frikshme duke u transformuar në një lider të vertëtë.

Igea Virtus është ndoshta ambjenti më ideal për të rritur pa shumë nxitim një të ri të talentuar, përpara se ai të bëhet protagonist në skenën kryesore të futbollit profesionist. Roli i tij është qëndërsulmues dhe idhujt e tij janë Ibrahimovic e Immobile. Tifoz i lindur i Lazios ku ndoshta në të ardhmen mund të bashkohet me Igli Taren dhe Thomas Strakoshën por momentalisht është ende herët. Sinjalet e para në selinë e klubit siçilian kanë ardhur, madje gjatë verës për të shfaqën interes edhe  Foggia e Lucchese. Gjithsesi, koha është gjyqtari më i drejtë i së vërtetës. Me kalimin e muajve apo viteve ajo do thotë fjalën e fundit nëse 19-vjeçari do të jetë njeriu i podiumeve të rëndësishme, për momentin ai është thjesht një i ri që argëtohet duke e ndalur topin në rrjetë duke i dhuruar kënaqësi familjes por edhe tifozëve të skuadrës që aktualisht është në luftë për të siguruar zonën Play-off të grupit I në Serie D.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...