Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luiz Suarez i bashkohet Nacionalit, festë e madhe mes tifozëve

Luis Suarez ka mbërritur këtë të diel në vendlindjen e tij. Uruguaiani këtë herë nuk ka udhëtuar për pushime apo për kombëtaren, por për të vijuar karrierën aty në nivel klubesh. Ai rikthehet në ekipin ku debutoi si futbollist profesionist në vitin 2005, Nacional de Uruguay.

Si lojtari ashtu edhe tifozët janë shfaqur të emocionuar për këtë ribashkim.Lojtari ka pozuar i lumtur para kamerave me fanellën që do të veshë tani e tutje. Gjithashtu Suarez ka pozuar edhe me këngëtarin kolumbian, Sebastián Yatra, duke i dedikuar atij një fanellë të Nacional. Prezantimi ka qenë festë e madhe, Suárez dhe familja e tij janë mbështetur nga klubi dhe nga tifozët, që janë shumë të lumtur që mund të shohin të bëjë magji me topin përsëri në ekipin ku filloi gjithçka.

Sulmuesi do të luajë me numrin 9 dhe do të debutojë të mërkurën, në orën 0:15, në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana kundër Atletico Goianense.

 

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...