Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lukaku barazon Ronaldon me gola, Spezia befason Udinesen

Fitore me goledadë e Interit në fushën e Beneventos, sfidë në të cilën Romelu Lukaku la shenjë me dygolësh, duke barazuar Cristiano Ronaldon me 3 finalizime në dy ndeshjet e para të Serisë A (3 gola la shënuar edhe Galabinov. Gjithsesi, edhe në këtë përballje formacioni i Contes shfaqi probleme në fazën mbrojtëse, teksa në vetëm dy takime ka pësuar 5 gola.

2-5 u mbyll takimi në “Ciro Vigorito”, ku zikaltrit e tundën rrjetën që në sekondën e 29-të me Lukakun, i shërbyer nga krahu u djathtë nga Hakimi. Interi e “vrau” brenda gjysmë orë loje ndeshjen, pasi realizoi edhe dy gola të tjerë me Gagliardinin (25’) dhe Lukakun (28’), me Beneventon që reagoi pak çaste me vonë me Caprarin (34’) për 1-3. Gjithsesi, para se të mbyllej pjesa e parë, Hakimi gjeti golin e parë në Serinë A (1-4).

Pjesa e dytë u zhvillua e hapur, e diktuar nga rezultati, me Lautaron që shënoi golin e 1-5 në minutën e 71-të, ndërsa seria e golave në këtë sfidë u mbyll nga Caprari (realizoi dygolësh) në të 76-ën.

Surpriza e ditës vjen nga “Dacia Arena”, ku Udinese u befasua 0-2 nga Spezia debutuese, që festoi si e çmendur suksesin e parë në Serinë A. Takimi u zhbllokua nga Galabinov në minutën e 29-të, por për skuadrën mike gjithçka u komplikua në të 66-ën, kur Terzi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Udinese nuk diti ta shfrytëzonte epërsinë numerike, madje në minutën e 4-t shtesë Galabinov, me të dytin personal, vulosi fitoren 0-2.  

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...