Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Lukaku dëshiron të rikthehet”, drejtuesi i Interit flet edhe për Dybala

Këto ditë janë vendimtare për merkaton e Interit. Tifozët presin zyrtarizimin e Paulo Dybala dhe rikthimin e Romelu Lukakut, për të cilin kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelsea. Ndërkohë që janë afër mbylljes akordet në lidhje me blerjen e Kristjan Asllanit nga Empoli dhe afrimin me parametra zero të armenit Henrikh Mkhitaryan nga Roma.

Lukaku dëshiron rikthimin tek Interi, ekip ku shkëlqeu e fitoi titullin kampion në vitet 2019-2021. “Blutë e Londrës” kërkojnë 15 milionë euro për huazimin e 29-vjeçarit belg në Serie A. Ndërkohë, drejtuesit e klubit italian janë gati të ofrojnë deri në 10 milionë euro për huazimin me të drejtë blerje të goleadorit, për një shumë që duhet përcaktuar.

Administratori i deleguar i klubit zikaltër, Alessandro Antonello ka folur rreth situatës së dyshes Dybala-Lukaku, duke gëzuar popullin zikaltër me fjalët e tij.“Gjithçka mund të bëhet në lidhje me Dybala-Lukaku, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare.

Sai përket Romelut (Lukaku), unë mund të them se ai ka vullnet të madh për t’u rikthyer tek Interi. Gjithsesi, duhet verifikuar fizibiliteti ekonomik dhe zgjidhja e disa problemeve teknike, por kemi besim se do t’i mbyllim këto operacione deri më 30 qershor”, deklaroi drejtuesi i nënkampionëve të Italisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...