Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lukaku do vetëm Interin, gjesti i fundit nuk lë vend për dyshime

Romelu Lukaku dëshiron rikthimin te Interit dhe është gati të bëjë gjithçka për t’ia dalë. Sulmuesi belg që u largua një vit më parë drejt Londrës për t’u bashkuar me Chelsea-n në një operacion që preku shifrën e 115 milionë eurove, nuk ka arritur të shprehë potencialin e tij në Premier League.

Pikërisht për këtë arsye, por edhe për faktin që në nëntor do të startojë Botërori, ku dëshiron të shfaqet si protagonist, Lukaku ka zgjedhur Milanon për t’u ringritur në nivelet e tij më të mira dhe ka autorizuar menaxherin e tij që të bëjë gjithçka për të mbyllur sa më shpejt transferimin.

Pastorello ishte një ditë më parë në Milano, ku takoi drejtuesit e Interit dhe i vuri në dijeni për situatën, duke i informuar edhe për faktin që Lukaku është gati të ulë pagën e tij nga 12 milionë euro, në 8, për t’u rikthyer te zikaltrit.

Këta të fundit kanë dhënë miratimin, por vetëm nëse operacioni kryhet me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, teksa tashmë kanë nisur negociatat me Chelsea-n dhe të martën është planifikuar një takim mes Pastorellos dhe pronarit të ri të londinezëve.

Nëse ky i fundit do të pranojë një huazim 2-vjeçar me të drejtë blerjeje, atëherë Lukaku do të fluturojë menjëherë drejt Milanos, për të nisur një tjetër eksperiencë me fanellën e Interit dhe për të provuar t’u japë një tjetër titull kampion zikaltërve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...