Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Lukaku drejt Barçës? Tuchel i jep fund thashethemeve, zbulon të ardhmen e belgut

Në një kohë kur pritej fillimi i negociatave mes Romelo Lukakut dhe Barcelonës për lëvizjen e belgut drejt Spanjës gjatë merkatos së ardhshme, duket se Chelsea ka ndryshuar vendim për sulmuesin.

Pavarësisht buxhetit të kufizuar Barcelona do të përpiqet të forcohet në sektorin sulmues gjatë verës. Për përforcimin e këtij reparti të katalanasve u përmendën disa emra, përfshirë sulmuesin e Chelsea-t, Romelu Lukaku, i cili nuk ka kaluar një sezon aspak të pëlqyeshëm të “blutë” e Londrës. Megjithatë, tashmë duket se ky transferim mund të mos shohë dritë!

Gjatë një konference për shtyp, trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, mohoi çdo thashethem për një largim të mundshëm të Romelu Lukaku-t këtë verë.

“Unë gjithmonë dua që ai të jetë një element i rëndësishëm. Për momentin, ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Nuk ka asnjë lojtar që do të largohet për shkak të situatës. Ne kemi nënshkruar me një lojtar të madh, kemi ende një lojtar të madh”,-deklaroi gjermani.

Lajm i keq ky për Barçën, pasi duket se 28-vjeçari do duhet të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Angli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...