Serie A

Lukaku duhet të mbajë radhën, para tij do të kalojë testet mjekësore mesfushori shqiptar

Ambienti i Interit po “zien” nga lëvizjet e fundit në merkato, teksa Rumelu Lukaku nuk është i vetmi që duhet të kalojë këtë të mërkurë vizitat mjekësore. Para sulmuesit belg, do të jetë futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani, që duhet të ndjekë ritet për t’u bërë zyrtarisht futbollist zikaltër.

Mesfushori elbasanas do të jetë i pari që do të kryejë testet mjekësore, teksa më pas priten Lukaku dhe ndoshta edhe Bellanova. Asllani do të kalojë tek Interi për shumën e 14 milionë eurove, para që shkojnë në arkat e Empolit.

Kontrata e Asllanit me Interit do të jetë 5-vjeçare me pagë 1.2 milionë euro në sezon. Kujtojë që mesfushori kuqezi u kërkua edhe nga Milanit, për Interi u tregua më i vendosur për të bindur si Empolin ashtu edhe futbollistin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency