Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lukaku: Isha keq, faleminderit Roma! Njerëzit as që ia kishin idenë…

Romelu Lukaku është rikthyer të flasë për verën e kaluar, një ndër momentet më të vështira të tij. Sulmuesi bisedoi fshehtas me Juventusin dhe Milanin, ndërkohë që premtonte dashuri dhe besnikëri ndaj Interit.

Në fund përfundoi te Roma. Dhe Lukaku ka vetëm falënderime për verdhekuqtë, të cilët i besuan në një moment që nuk e donte askush. 30-vjeçari numëron 18 gola deri në këtë fazë të sezonit me Romën.

Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin për Romën sepse isha në një situatë të vështirë. Shumë njerëz nuk e dinë se si ishte situata ime, por falënderoj shumë Romën që më ndihmoi.

Lexo edhe:

E ndjeva menjëherë dashurinë e tifozëve ndaj skuadrës madhështore sapo erdha këtu. Nainggolan më kishte përgatitur shumë në ditët e fundit se si duhej të sillesha.

Shokët e skuadra janë treguar shumë të mirë me mua. Mourinho më ndihmoi, të njëjtën gjë po bën edhe De Rossi. I cili më jep më shumë liri në fushë. Më parë luaja me shpinë, tani duhet të sulmoj në thellësi.

Është hera e parë që po formoj i vetëm repartin e sulmit në Itali. Po më pëlqen shumë. Duam të mbërrijmë sa më larg në Europa League dhe kampionat. E kemi detyrim të renditemi në katërshen e parë”, theksoi belgu.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...