Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lukaku: Jam në formë, ja “sekreti” i marrëdhënies së mirë me Conten

Nga Rusia, ku është grumbulluar me kombëtaren belge për ndeshjen e e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-ës, sulmuesi Romelu Lukaku ka garantuar se është në formë mjaft të mirë dhe se do të jetë në fushë nesër.

“Jam në formën më të mirë, në 100%-shin tim dhe kjo falë një stërvitjeje mjaft të mirë që kam bërë te Interi. Kisha një problem të vogël kur erdha në grumbullim por tani jam mirë dhe dua të luaj, pasi nuk rrezikoj asgjë”, deklaroi Lukaku.

Më pas sulmuesi foli edhe për raportin mjaft të mirë mes tij dhe Antonio Contes, me italianin që e ka kërkuar Lukakun që te Chelsea, por arriti ta marrë në ekipin e tij vetëm këtë verë, te Interi, ku të dy po bëjnë mjaft mirë.

“Raporti im me Conten bazohet te ndershmëria. Nëse ka diçka që nuk shkon, dua të ma thotë dhe ai e bën gjithmonë. Edhe Koeman e Mourinho kanë qenë të ndershëm e të sinqertë. Nuk dua të veçoj as Solskjaer, që donte të më mbante në ekip, por në fund respektoi dëshirën time për t’u larguar”, deklaroi sulmuesi belg.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...