Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lukaku: Jam tek Interi për të fituar, Conte i bën futbollistët grup

Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë të gjatë për Espn Uk, ku ka folur për shumë tema: nga dieta e re, mësimet e italishtes apo lidhja në fushë me Lautaro Martinezin. “Dua ta ndihmoj klubin që të kthehet ku e meriton. Interi ka një grup shumë të fortë, duket sikur luajmë prej vitesh bashkë. Antonio Conte e di mirë si t’i bëjë lojtarët një grup shumë të fortë.”

Ambientimi: Është shumë e rëndësishme të di si të shprehem me shokët. Ata më kuptojmë në mënyrë perfekte: si dhe ku e dua topin, para mbrojtësit, në krah apo pas tij. Dua të di fjalët ekzakte në italisht, sepse detajet janë ndryshe në çdo gjuhë.

Dieta: Pjesë e përshtatjes është edhe dieta që po marr me bazë peshkun, patatet dhe perimet. Tres gjithçka shumë shpejt. Kështu ka qenë gjithë jetën time.

Integrimi me Lautaron: Mund të luaj për të dhe të lëviz, të futëm zonat e krijuara për të marrë topin nga ai. Nëse analizon skuadrat e Contes, ka shumë punë pas çdo veprimi. Kur topi është në një zonë të caktuar, duhet të bësh një lëvizje të caktuar. Duhet ta dimë në mënyrë perfekte se ku duhet të jemi.

Sanchez: Mund të shohim përreth, por nuk do të gjenim të dytë si Alexis. Tek United kemi punuar mirë, por duhej më shumë kohë në fushë për të dhënë më të mirën. Nuk ishte momenti i duhur për të qenë pjesë e Manchesterit. Pati shumë ndryshime. Dëshira për të fituar është arsyeja pse jam këtu.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...