Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Lukaku kthen sytë nga kampionati: Napoli i fortë, por duam titullin kampion

Pas një Botërori zhgënjyes, ku u eliminua që në grupe me Belgjikën e tij, Romelu Lukaku ka kthyer vëmendjen te klubi i Interit, ku u transferua në huazim verën e kaluar, por ka luajtur shumë pak për shkak dëmtimi.

Testi i parë i vitit të ri për zikaltrit do të jetë ai ndaj Napolit kryesues, një ndeshje mjaft e rëndësishme për zikaltrit, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të minimizonte shpresat për titullin, teksa Inzaghi mund të bazohet edhe te shërbimet e sulmuesit belg për këtë takim

Lukaku ka folur për Sky Sport, ku ka vlerësuar maksimalisht Napolin e Spallettit, por ka theksuar se beson ende te titulli kampion dhe se Interi do të bëjë maksimumin për t’ia dalë.

“E kam ndjekur Napolin e Spallettit dhe më ka pëlqyer shumë si skuadër, pasi janë të fortë dhe të organizuar mirë. Megjithatë ne besojmë te titulli kampion dhe do të bëjmë maksimumin që t’ia dalim. Kam shumë besim te ky Inter dhe ky grup”, u shpreh sulmuesi zikaltër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...