Itali

Lukaku mendon vetëm për Interin, e ndihmon edhe reperi i famshëm amerikan

Romelu Lukaku nuk ka asnjë qëllim të rikthehet në Londër tek Chelsea, sezonin e ardhshëm. Edhe pse nga anglezët është larguar trajneri Thomas Tuchel me të cilin belgu nuk kishte një raport miqësor, sërish sulmuesi është i bindur se mund të japë më të mirën vetëm në Itali tek Inter. Aktualisht, Lukaku është i huazuar te zikaltërit që në fundin e sezonit duhet të rinisin bisedimet me Chelsean për ta bërë të tyrin përfundimisht futbollistin.

E lehtë nuk do të jetë pasi anglezët nuk do të ulin pretendimet ekonomike, megjithatë në ndihmë të Lukakut mund të vijë reperi i famshëm amerikan Jay-Z. Arsyeja? Agjensia e cila mbron interesat e Lukakut është e krijuar nga Jay-Z, me këtë të fundit që është një mik mjaft i mirë i Lukakut, por gjithashtu ruan një marrëdhënie shumë të afërt edhe me presidentin e Chelseat, Todd Boehly falë disa bizneseve të së kaluarës në futbollin amerikan me Dodgers.

Në këtë formë, reperi duket se kontakti i duhur për të zgjidhur ngërçin që pritej të përfshinte palët merkaton e ardhshme verore dhe të garantojë qëndrimin e Lukakut në Milano, te Inter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency