Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Lukaku tradhton Inter, fik telefonin dhe nis bisedimet me rivalët e urryer të zikaltërve

Lukaku reagon ndaj racizmit
Lukaku reagon ndaj racizmit

Romelu Lukaku gati të tradhtojë Interin dhe të veshë fanellën e rivalëve më të urryer të zikaltërve, atë të Juventus. Sulmuesi belg ka mbajtur bisedimet e para me drejtuesit torinezë duke i lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi nga sezoni i ardhshëm. Një lajm sensacional duke qenë se pak kohë më parë Lukaku shprehej i bindur se në Itali mund të aktivizohej vetëm në radhët e Inter.

Ditën e djeshme, Juventus ofroi 37.5 milionë euro, plus 2.5 bonus, për kartonin e belgut, por vendosi si afat datën 4 gusht, pasi të shitet Vlahovic. Nga ana tjetër, Interi barazoi ofertën, duke marrë një miratim nga Chelsea, megjithatë avokati i Lukakut, Sebastien Ledurre nuk u përgjigj në telefon për të çuar përpara marrëveshjen.

Mediat italiane raportojnë se gjatë ditës së premte, as Lukaku dhe as agjenti i tij nuk u janë përgjigjur në telefon drejtuesve të Interit, duke acaruar jo pak këta të fundit, që po bëjnë gjithçka për të rikthyer belgun.

Lexo edhe:

Pas kësaj sjelljeje duket se qëndron avokati i Lukakut, Sebastien Ledurre, i cili paralelisht po negocion me Juventusin dhe Milanin, pasi dëshiron të rrit♪7 sa më shumë pagën e Lukakut, por edhe komisionet e tij.

Në kampin zikaltër duket se do të presin edhe sot një reagim, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që te Interi të tërhiqen, të zhgënjyer jo pak nga sjellja e sulmuesit belg.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....