La Liga

“Lumë golash” dhe spektakël, Sevilla triumfon ndaj Levantes

Sevilla regjistroi fitoren e katërt në Primera Division në po kaq ndeshje në shtëpi, teksa mundi me rezultatin 5-3 skuadrën e Levantes. Ekipi andaluzian fitoi në mënyrë spektakolare takimin e javës së dhjetë ndaj skuadrës valenciane, duke marrë përkohësisht edhe kryesimin e ligës spanjolle.

Në “Ramon Sanchez Pizjuan” trajneri Julen Lopetegui preferoi ta nisë ndeshjen pa lojtarë të rëndësishëm si Acuna, Gudelj, Rakitic, Ocampos, En-Nesyri apo qoftë edhe pa portierin Bounou, sidoqoftë në fushë kjo gjë nuk u reflektua aspak dhe bardhekuqtë ia dolën për të shënuar pesë herë me pesë futbollistë të ndryshëm, për të përkeqësuar akoma më shumë pozitat e ekipit të Javier Pereira-s.

Sevilja kishte fituar katër përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave në shtëpi në të gjithë kompeticionet, gjithsesi “los nervionenses” respektuan sërish parashikimet, duke konfirmuar më së miri progresin e bërë, forcën e tyre si dhe ambiciet që klubi andaluzian ushqen në këtë edicion të kampionatit spanjoll.

Bardhekuqtë e filluan takimin menjëherë me marsh të lartë dhe në 8′ pas një harkimi perfekt të mbrojtësit Augustinsson mesfushori Oliver Torres u koordinua në mënyrë të shkëlqyer, për të realizuar me forcë me një gjuajtje brilante një gol të jashtëzakonshëm, që me shumë gjasa do të konsiderohet edhe si goli absolutisht më i bukur i gjithë fundjavës, në kampionatet elitare të “Kontinentit të Vjetër”.

Sapo kaloi mesi i fraksionit hapës, menjëherë pas dëmtimit të qendërmbrojtësit Shkodran Mustafi gjeti rrjetën gjithashtu edhe sulmuesi Rafa Mir. 24-vjeçari nga Cartagena i dha 3 pikët skuadrës së Lopetegui-t javën e kaluar në Stadiumin Balaidos ndaj ekipit galician të Celta-s, megjithatë ishte pikërisht sulmuesi shtatlartë nga Rajoni i Mursias që dyfishoi shifrat pas këmbënguljes në krahun e majtë dhe gjuajtjes në krahun e portierit Aitor Fernandez, që në fakt duhej të kishte bërë më mirë në këtë episod.

Miqtë shkurtuan diferencën me anë të sulmuesit Jose Luis Morales, që goditi saktë në hyrje të zonës, duke kapur në befasi portierin Marko Dmitrovic. Gëzimi i futbollistëve të Levantes për shkurtimin e diferencës zgjati fare pak, sepse qendërmbrojtësi brazilian Diego Carlos shfrytëzoi në maksimum krosimin e Suso-s, për të shënuar me kokë edhe golin e tretë për skuadrën e Seviljes. Ashtu si në fraksionin hapës edhe në pjesën e dytë u realizuan edhe katër gola të tjerë.

Në pjesën e dytë trajneri Javier Pereira dërgoi në fushë mesfushorin Enis Bardhi e miqtë e përmirësuan ndjeshëm lojën e tyre, sidoqoftë golin e radhës e realizuan përsëri vendasit, me anë të Munir El Haddadi-t, që shënoi në mënyrë spektakolare me një goditje të fortë nga një distancë e largët. Ndeshja u duk e mbyllur, por kapiteni Jose Luis Morales përfitoi nga gabimi i rëndë i portierit serb Dmitrovic për të rihapur takimin, ndërkohë vetëm pak minuta më vonë Diego Carlos humbi topin në vijën fundore dhe miqtë falë rrjetës së Gonzalo Melero-s e panë veten thjeshtë një gol larg. Nuk ishte e thënë, sepse vetëm pak çaste më vonë Fernando vulosi shifrat 5-3, pas topit të saktë që i ofroi kapiteni Jesus Navas nga krahu i djathtë.

Enis Bardhi mori përsipër një goditje dënimi, megjithatë gjuajtja e tij u ndal nga shtylla, ndërsa 12′ para fundit kryesori Valentin Pizarro Gomez fillimisht akordoi 11-metërsh, ndërsa pak minuta më vonë pas ndërhyrjes së asistentëve të tij të Sistemit VAR 40-vjeçari modifikoi gjithçka, për të sinjalizuar thjeshtë një goditje dënimi ngjitur me zonën, ndonëse nga pamjet e përsëritura u duk sikur sfera e kishte kaluar vijën fundore. Skuadra e Levantes që numëronte plot katër ndeshje pa gjetur as rrugën e rrjetës, vijon të mbetet kështu në vendin e parafundit, në kuotën e 5 pikëve, ende në kërkim të fitores së parë në këtë edicion të ligës spanjolle.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency