Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Lumë” golash në Londër, Napoli i dorëzon kreun Liverpoolit

8 gola për 1 pikë. Barazim spektakolar mes Chelseat dhe Ajaxit në Stamford Bridge në sfidën e vlefshme për grupin H. Blutë e Londrës rikuperuan tre gola disavantazh për të marrë në fund një pikë me shumë vlera përsa i përket çështjes së kualifikimit. Autogolat dhe Abraham dhe Kepas dhe rrjeta e Promes me finalizimin e Jorginhos me penallti në mes bënë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 1-3 në favor të holandezëve. Fitorja e Ajaxit u duk e sigurtë kur Van De Beek shënoi golin e 4-t në fillimin e pjesës së dytë, por Azpilicueta në të 63-ën riktheu Chelsea-n në ndeshje.

Askush se kishte menduar që dy qëndërmbrojtësit e Ajaxit, Blind dhe Veltman do të ndëshkoheshin me kartonë të kuq në harkun e 1 minute dhe do të linin miqtë me 9 lojtarë në fushë për më shumë se 20 minuta. Nga kjo përfituan vendasit që me një tjetër penallti të kthyer në gol nga Jorginho dhe golin e parë me fanellën e Chelseat nga mbrojtësi i talentuar, 19-vjeçari James barazuan shifrat në 4-4 që në minutën e 74-t. Ajaxi gjithsesi rezistoi deri në fund duke marrë një barazim me shumë vlera. Situata në grupin H u bë vërtetë interesante pasi tre skuadra janë në kuotën e 7 pikëve pas fitores së thellë 4-1 që Valencia mori ndaj Lille me kualifikimin që do të zgjidhet në dy sfidat e fundit. Në grupin E, Napoli dorëzoi kreun pas barazimit 1-1 ndaj Salzburg në shtëpi me Liverpoolin që mposhti 2-1 Genk dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve, kundrejt 8 që ka skuadra e Ancelottit. Ndërkohë në grupin G, Leipzig pothuajse siguroi kualifikimin falë fitores 0-2 në transfertë ndaj Zenitit ndërkohë që Lyon mban vendin e dytë me 7 pikë pasi mposhti 3-1 Benfican.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...