Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Lumë golash në Tiranë e Korçë, përcaktohen skuadrat finaliste

Janë përcaktuar pasditen e sotme dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë dhe janë pikërisht Tirana dhe Kukësi, që do të diskutojnë mes tyre trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

Bardheblutë fituan bindshëm 5-3 ndaj Luftëtarit, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një sfidë ku përveç pjesës së parë që përfundoi barazim 1-1, 45-minutëshi i dytë u dominua nga kryeqytetasit.

Daja, Cobinah, Ngo’o dhe Sentamu dy herë, shënuan për Tiranën, ndërsa gjirokastritët gjetën dy golat e tyre me anë të Filit në fund të pjesës së parë dhe Oshafit e Nezirit në pjesën e dytë.

Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Kukësi fitoi ndaj Skënderbeut edhe në Korçë, këtë herë me rezultatin 1-3, ndërsa kaluan në finale me rezultatin e përgjithshëm 1-5.

Verilindorët kaluan të parët në avantazh me anë të Reginaldos, ndërsa në fund të pjesës së parë dyfishuan shifrat, pas një autogoli të pafat të mbrojtësit Leonit Abazi.

Në pjesën e dytë korçarët u munduan të rihapin takimin, pas golit të shënuar nga Bregu, por të besuarit e Gjokës mbyllën llogaritë në minutën e 58’, pas golit të shënuar me anë të Valdet Ramës.

Shënohen kështu plot 12 gola në dy sfidat e kthimit gjysmëfinale, ku Tirana gjen finalen me rezultatin total të dy ndeshjeve, 5-3 dhe Kukësi me rezultatin total 5-1, ndërsa tashmë të dy ekipet do të diskutojnë trofeun në finalen e 2 Qershorit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...