Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lumë ofertash për Abazajn, e do edhe Dinamo e Zagrebit

Kristal Abazaj vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes. Sulmuesi i krahut i cili ka shkëlqyer në këto dy sezone me Luftëtarit me shumë gjasa do të largohet nga Gjirokastra në merkaton e janarit. Sëfundmi garës së skuadrave që kërkojnë të firmosin me futbollistin e përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë i është shtuar edhe klubi i madh kroat i Dinamos së Zagrebit. Ado Den Haag në Holandë është skuadra që ka shfaqur më shumë interes për lojtarin por janë të pakta shanset që Abazaj të transferohet në Eredivisie për vetë faktin se shifra prej 250 mijë eurosh që kërkon klubi bluzi për ta lënë të lirë sulmuesin anësor është e papërballushme për arkat e Ados. Sipas mediave kroate edhe Dinamo e Zagrebit po lëviz për talentin e Luftëtarit. Në ditët e ardhshme pritet të ketë të tjera zhvillime përsa i përket të ardhmes së Abazajt por nuk do të ishte aspak çudi që 21-vjeçari të transferohej te gjigandët e futbollit ballkanas.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...