Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lumë ofertash për Dermakun, e duan tre klube të Serie A

Lumë ofertash për Kastriot Dermakun, i cili sezoni i ardhshëm mund të ndryshojë kategori por jo shtet pasi kërkohet nga 3 klube të Serie A. Qendërmbrojtësi shtatlartë është shndërruar në pikë referimi në repartin e prapavijës së skuadrës së Cosenzas, duke krijuar qendrueshmëri dhe besim në këtë repart.Për shkak të paraqitjeve të tij të mira, vitin e kaluar, shtatlarti me gjatësi 1.97 cm, u thirr edhe në ekipin kombëtar të Shqipërisë nga trajneri Christian Panucci. Pavarësisht se në këtë grumbullim, Dermaku është lënë pa shpjegim, jashtë listës së trajnerit italian, vëmendja ndaj tij është përqëndruar në një tjetër aspekt. Mediat në Itali shkruajnë se qendërmbrojtësi mund të ndryshojë destinacion gjatë verës. Kontrata me Cosenzan përfundon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa deri më tani nga klubi italian nuk është bërë asnjë përpjekje për rinovimin e saj. Për këtë arsye, disa klube të tjera, janë vënë në lëvizje për të përfituar nga një mundësi e marrjes së qendërmbrojtësit duke mos paguar asgjë. Aventura e re nuk bëhet fjalë për Serinë B, kategori ku militon aktualisht skuadra e Dermakut, por në elitën e futbollit italian, ku luajnë aktualisht disa futbollistë të kombëtares shqiptare. Siç raportojnë mediat italiane, Bologna, Spal dhe Torino, janë tre emrat e ekipeve që shfaqen në horizont dhe kanë shënuar emrin e Dermakut në listën e dëshirave. Është ende herët për të folur për detaje, por gjasat janë që në javët në vijim të ketë lëvizje konkrete.  Parametrat fizik të futbollistit shqiptar, janë ato që kanë tërhequr vëmendjen e këtyre ekipeve, të cilat po vëzhgojnë me kujdes paraqitjen e këtij sezoni të Kastriot Dermakut me Cosenzan.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...