Featured

“Lumë parash” dhe “çelësat” e klubit, zbulohet oferta e fundit e PSG-së për Mbappe

Kylian Mbappe njoftoi se brenda pak ditëve do të lajmërojë të ardhmen e tij e cila duket të jetë e lidhur me Real Madrid. Madrilenët, kanë fituar luftën me PSG dhe do ta shndërrojnë sulmuesin francez në simbolin e skuadrës, ashtu siç bënë me Cristiano Ronaldon. Megjithatë, Los Blancos si rrallëherë hasën vështirësi për të transferuar një lojtar duke qenë se forca ekonomike e sheikëve me në krye presidentin Nasser Al-Khelaifi që ka në zotërim PSG, është po aq e madhe sa e tyre, në mos edhe më shumë.

Dhe, këtë e faktojnë më së miri ofertat që drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë bërë në drejtim të 23-vjeçarit. PSG i ofroi Mbappe kontrata multimilionere për ta shndërruar në futbollistin më të paguar të botës, ndërsa sulmuesi kishte në dorë edhe një bonus prej 100 milionë paundësh nëse rinovonte me francezët.

Por, përveç aspektit financiar, së fundmi El Chiringuito në Spanjë ka zbuluar se Parisi tentoi ta joshë Mbappe edhe me disa privilegje të cilat e shndërronin praktikisht në një “Zot” të klubit duke nxjerrë jashtë loje rolin e drejtorit sportiv dhe atë të trajnerit. Kështu, nëse Mbappe do të rinovonte me parisienët atëherë mund të vendoste personalisht për projektin sportiv duke zgjedhur ai vetë lojtarët të cilët Parisi do t’i transferonte në merkato.

Por, nuk mbyllet këtu, pasi sipas medias spanjolle, Mbappe do të kishte lirinë edhe për të vendosur trajnerin apo për ta shkarkuar trajnerin në rast se do të kishte “grimca” pakënaqësie. Megjithatë, pavarësisht të gjithë këtyre ofertave të cilat i jepnin fuqi të plotë në klub, Mbappe rezistoi dhe është gjithnjë e më pranë zyrtarizimit te klubi që ëndërronte prej fëmijërisë, Real Madrid.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency