Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushnja “dënon” Teutën në fund, Magani jep dorëheqjen

Lushnja pa Artan Banon fillon të funksionojë, ndërsa Teuta nuk di të dalë nga kriza e rezultateve duke u ndalur në një tjetër humbje, këtë herë në “Roza Haxhiu” ndaj skuadrës së vendit të fundit. Skuadra e Gugash Maganit qan mungesën e cinizmit të sulmuesit afrikan Osemene që shpërdoroi çfarë mundi në pjesën e dytë duke u ndalur në disa raste nga monumentali Spaho. Dritan Çuko, ish zëvendësi i Artan Banos hodhi në fushë një formacion sulmues me treshen Pepa-Canka-Magani prapa krahëve të veteranit Sefa që rezultoi vendimtar në minutat shtesë, ndërsa Gugash Magani me formacionin 4-1-4-1 riktheu Osmene në majën e repartit ofensiv. Kur skuadrat nuk kishin ngrohur ende muskujt, Anel Dedic me një goditje me kokë shënoi golin e parë pas një harkimi, duke krijuar iluzionin se kjo ndeshje do të ishte një shëtitje për miqtë. Me kalimin e minutave Lushnja fitoi ritëm dhe besim në vetvete duke mos u demoralizuar dhe ishte Endri Magani (4) mund ta kishte ndëshkuar skuadrën e babait të tij por finalizimi nuk ishte i saktë. Hrkac rrezikoi autogolin në të 31-ën por Moçka u tregua i vëmendshëm, ndërsa Magani harkoi një top interesant që nuk u nuhat nga asnjë prej lojtarëve të Teutës (32). Goli ishte vetëm çështje kohe për lagunarët dhe tentativat e shumta të vendasve u shpërblyen 7 minuta nga fundi i pjesës së parë pasi Kristi marku i ardhur nga mbrojtja e ndali topin në rrjetë.

Magani i shqetësuar për përgjumjen e skuadrës së tij, ndërsa Lushnja fitoi besim se kjo ndeshje edhe mund të fitohej dhe në të 41-ën, Papa kërkoi sërish kuadratin por nuk ia doli mbanë.  Trajneri peqinas duket se e shkundi skuadrën e tij në dhmat e zhveshjes dhe Teuta reagoi menjëherë, filliisht me një rast flagrant (50) ku protagonist u bë Magani i vogël që shpëtoi portën e tij, ndërsa Mikel Spaho veshi petkun e heroit me dy ndërhyrje vendimtare, fillimisht ndaj Osmenes (55) dhe më pas ndaj Dediç. Sërish Teuta me Latif që pretendoi për një 11 metërsh në minutën e 70, ndërsa Lushnja ishte shumë pranë goditjes së madhe 6 minuta më vonë teksa Shkullaku kishte gjithë kohën për ta ndalur topin në rrjetë. E pabesueshme por Osemene shpërdoroi sërish sepse makthi i tij Spaho e ndali sërish ndërsa Hila rezultoi në pozivcion jashtë loje (86). Kur dukej se ndeshja ishte mbyllur me këtë barazim, Sefa në minutën e tretë shtesë përfitoi nga një devijim i Moçkës duke e shtyrë topin në rrjetë.

Fitorja e parë sezonale për debutuesit e Lushnjës që si për ironi u desh të prisnin “kokën” e trajnerit Bano për të gjetur rrugën e suksesit. 3 pikë me shumë vlera për Lushnjen që psokologjikisht mund ta rinisë kampionatin nga kjo fitore dhe rikthehet te suksesi në Superligë pas plot 21 ndeshjesh, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 7 pikëve, shumë pak për një skuadër të ndërtuar për objektiva të tjerë.

Në fund të sfidës trajneri i Teutës Gugash Magani dha dorëheqjen nga stoli i skuadrës durrsake.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...