Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushnja e bindur tek mbijetesa

Në sezonet e fundit kampionati shqiptar ka dhuruar pothuajse gjithmonë një skuadër e cila nga fillimi deri në fund nuk ka mundur ti shkëputet vendit të fundit, madje në disa raste bileta drejt Kategorisë së Parë është prerë përpara kohe. Në të gjitha rastet simfonia në ambientet e këtyre ekipeve ka qënë e njëjtë, do të luftojmë sa lejon matematika, apo do të respektojmë kampionatin. Nga ky rregull nuk përbën përjashtim as Lushnja e këtij edicioni, që nga shumëkush shihet si skuadra e destinuar për të prerë sa më parë biletën e kthimit andej nga erdhi. Megjithatë kundër rrymës janë vetë protagonistët të cilët jo vetëm në daljet publike por edhe me atë që kanë treguar në fushën e lojës po bëjnë të pamundurën për të bërë realitet dëshirën e tyre, qëndrimin në Superiore. Myzeqarët kanë befasuar gjatë këtij kampionati me lojën e tyre dhe ndryshimi i trajnerit ka rezultuar pozitiv edhe pse pakkush mendonte që largimi i Artan Banos mund të përmirësonte situatën, duke qënë se askush nuk e njeh më mirë se ai ambientin tek Lushnja. Megjithatë vendimi i drejtuesve për të rikthyer në skuadër Hysen Dedjen po rezulton zgjidhja e duhur. Lushnja jo vetëm që po bën një futboll të bukur por përtej paragjykimeve po merr edhe rezultate. Fitorja në transfertën e Kukësit javë më parë u duk si një rastësi, por loja e treguar ndaj Skënderbeut dhe barazimi i marë në Durrës ndaj Teutës janë një tregues se skuadra e vendit të fundit beson realisht në përmbushjen e objektivave. Përpara tyre gjenden Vllaznia dhe Teuta, me durrsakët që për momentin janë në zonën e shpëtimit me 7 pikë diferencë, që për momentin mbetet një distancë e papërfillshme duke patur parasysh se këto 3 kundërshtarë do të përballen edhe nga dy herë të tjera me njëri-tjetrin. Për Lushnjën tashmë nis sezoni, teksa kalendari i rezervon dy ndeshje radhazi në shtëpi, me Luftëtarin dhe Vllazninë. Për lagunarët nuk ka asnjë kudnërshtar të lehtë por me atë që kanë treguar në fushë asgjë nuk është e pamundur për ta.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...