Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushnja e vogël, pikë me të mëdhatë

Herën e fundit që Lushnja kishte shënuar 3 gola në një ndeshje të Superiores ishte nëntori i vitit 2008, në një fitore 3-1 ndaj Apolonisë. Që nga ajo periudhë lushnjarët e kanë bërë shpesh vajtje-ardhje rrugëtimin nga Kategoria e Parë në Kategorinë Superiore dhe këtë vit situata nuk paraqitej e ndryshme për verdhejeshilët, por të fitosh në transfertë ndaj Kampionëve të Shqipërisë, duke i shënuar për më tepër 3 gola në stadiumin e tij, është një lloj treguesi se pavarësisht vështirësive lojtarët në fushë dhe trajneri Hysen Dedja në stol nuk do të dorëzohen deri në fund.

Ajo fitore në Kukës mund të ketë shërbyer si oksigjen, për një skuadër 100 përqind shqiptare dhe me probleme financiare, sepse u gjet 3 herë rruga e rrjetës në një ndeshje të Superiores pas plot 9 vjetësh.

Lushnja këtë vit pikët për çudi i ka bërë me ekipe të cilat nuk i ka rivale direkt në garën e saj, përkundrazi, skuadra që ishin ndërtuar për objektiva të rëndësishëm, si Partizani, të cilin e ndali 0-0 në kryeqytet duke e futur në atë periudhë në një krizë rezultatesh dhe goli, apo fitorja 2-1 ndaj Teutës, që solli dhe dorëheqjen e përkohshme të Maganit, e cila më pas nuk u pranua nga drejtuesit durrsakë, pa harruar dhe barazimin me Kamzën, që është surpriza e këtij sezoni dhe aktualisht rivalizon në zona të rëndësishme të klasifikimit.

Këtë javë myzeqarët do të luajnë me Skënderbeun dhe korçarët si ekip me përvojë e dinë mirë se një skuadër si Lushnja nuk duhet nënvlerësuar, sepse ndonjëherë ai që nuk ka asgjë më për të humbur, mund të rezultojë më i rrezikshmi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...