Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushnja gati për finalen e mbijetesës, Canka mungesa e vetme

Lushnja bëhet gati për finalen e parakohëshme ndaj Vllaznisë me optimizmin e rezultateve dhe lojës së krijuar por edhe me ankthin nëse do të kenë mbështjetjen e publikut në këtë sfidë. Trajneri Hysen Dedja kërkon të mpshtë skaudrën e zemrës, ekipin që e formoi si futbollist dhe si trajner, për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës për lagunarët. Për këtë finale të parakohëshme trajneri shkodran nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Mikel Canka që plotësoi numrin e 4 kartonave të verdhë, duke iu bashkuar kështu mungesave të ditura prej kohësh Alrind Koreshi, Erjon Xhafa dhe Kristi Marku. Megjithatë ekipi ka treguar karikimin e duhur gjatë seancave të fundit stërvitore, të vetëdijshëm që bëhet fjalë për një ndeshje deçizive e cila mund të vendosë shumë për të ardhmen e skuadrës në garën për mbijetesë. Dy barazimet ndaj Teutës dhe Luftëtarit kanë rikthyer optimizmin duke bërë që në Lushnje të besojnë seriozisht se misioni mbijetesë nuk është i pamundur, pavarësisht se formacioni i Hysen Dedjes është në vendin e fundit të klasifikimit. Madje edhe nëse dueli me Vllazninë përfundon me fitore, verdhëjeshilët nuk largohen nga pozicioni aktual por rikthehen fuqishëm në garën për të qëndruar mes më të mirëve.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...