Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, shkodrani Hysen Dedja, trajner i Lushnjës

Lushnja gjen trajnerin e ri. Drejtimi i stolit të skuadrës i është besuar Hysen Dedjas. Shkodrani ka arritur akordin me kryebashkiakun Fatos Tushe për të zëvendësuar në stol të larguarin Artan Bano.

57-vjeçari është zyrtarisht tekniku i ri i skuadrës, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet paraditen e së martës, në praninë e drejtuesve të klubit. Hysen Dedja është një prej emrave të njohur të futbollit shqiptar, por që rikthehet në detyrë pas një mungese të gjatë në stol. Skuadra e fundit që ka drejtuar ka qenë Bylisi në sezonin 2008-2009.

Për trajnerin bëhet fjalë gjithashtu për rikthimin e tretë në krye të Lushnjës, skuadër të cilën e ka drejtuar në sezonin 1999-2000 dhe për herë të fundit në vitin 2001 në elitën e futbollit në vend.

Në karrierën e tij, Dedja ka drejtuar gjithashtu tre herë edhe Vllazninë, ndërsa ka punuar edhe në stolin e Teutës, Luftëtarit, Laçit, Erzenit dhe Egnatias.

Shkodrani do të debutojë në Gjirokastër, në duelin ku Lushnja do të përballet me Luftëtarin, ndeshje që mbyll edhe fazën e parë të Kategorisë Superiore. Përpara emërimit të Hysen Dedjas, skuadra regjistroi fitoren e parë në këtë sezon, duke kaluar 2-1 Teutën, në një përballje dramatike, që u vendos nga goli i kapitenit Sefa në kohën shtesë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...