Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushnja-Kamza, dy modele të ndryshme të menaxhimit nga bashkitë

Disa muaj më parë ngjiteshin të dyja në Kategorinë Superiore, por në javën e 21-të të kampionatit Lushnja dhe Kamza duken vërtet shumë larg. Lagunarët pas 20 javëve vijnë me statusin e një skuadre në kufijtë e dorëzimit për tu kthyer sërish në Kategorinë Inferiore, ndërsa Kamza e qetë për sa i përket mbijetesës, ka lluksin për të aspiruar Europën. Asgjë nuk është rastësi, dhe përballja mes tyre këtë të shtunë, vlen edhe një moment reflektimi për mënyrën se si kanë operuar dy klubet që pak muaj më parë niseshin njësoj. Lushnja pavarësisht meritës së skuadrës për të respektuar kampionatin, duke shkaktuar edhe surpriza të këndshme, në nivel menaxhimi është qartësisht shembulli i një skuadre që nuk u përgatit si duhet për Superioren. Paga të ulëta pa mundur të joshë emra të rëndësishëm, menaxhim bashkiak i pasuksesëshëm me gjithë pasojat që sjell një administrim burkratik , kaos në nivelin e drejtimit teknik me Banon dhe Dedja tanimë të larguar edhe si pasojë e humoreve të këqia brënda grupit, dhe një vend i fundit në klasifikim. Te Kamza bashkia kontribuon, por në një tjetër mënyrë, klubi ka një President Naim Qarrin që bashkë me Ramadan Ndreun ndërtuan një skuadër duke i patur që në fillim të qarta se cfarë kërkonin, një skuadër me lojtarë eksperetë të aftë për tu futur menjëherë në kampionat, goditje të mirëmenduara në merkaton e verës dhe atë të janarit, dhe rezultati është një skuadër efikase që ka mposhtur Partizanin e Kukësin dhe ka ndalur dy herë edhe Skënderbeun. Këtë të shtunë Kamza kthehet në Lushnjë aty ku barazoi në fazën e parë duke e parë përballjen si një mundësi për tu afruar me Europën, ndërsa për drejtuesit e Lushnjës, ndoshta është një mundësi për të parë kundërshtarin dhe reflektuar se si duhet ti kishin bërë gjërat këtë sezon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...