Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lushnja, me fusha të reja/ Duka: Çojmë përpara projektet

Qyteti i Lushnjës shumë shpejt do të ketë në dispozicion dy fusha stërvitore që do i shërbejnë skuadrës së parë dhe të gjitha ekipeve të moshave në këtë qytet. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se brenda pak ditësh do të përfundojë rikonstruksioni i plotë i fushës së parë stërvitore, ndërsa ka nisur puna dhe për fushën e dytë. Në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës ka nisur zbatimi i projektit për tre fusha stërvitore, ndërsa do të rinovohet dhe tapeti i stadiumit “Roza Haxhiu”.

“I lumtur teksa shikoj infrastrukturën futbollistike në Lushnjë në rinovimin total. Brenda pak ditëve mbaron fusha e parë stërvitore ndërkohë që kanë nisur punimet në fushën e dytë. Bashkëpunimi me Bashkinë e Lushnjës na dha mundësinë për të investuar në 3 fusha stërvitore dhe rinovimin e tapetit të stadiumit, vazhdojmë të çojmë përpara projektet tona në funksion të rritjes së futbollit shqiptar”-shkruan në postimin e tij kreu i FSHF-së.

Prej kohësh Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur projektin e 100 fushave në mbarë vendin, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës futbollistike në vend. Krahas fushave stërvitore FSHF ka ndihmuar dhe në rinovimin e tapetit të stadiumit “Niko Dovana” dhe rikonstruksionit të plotë të stadiumit të Kukësit, ndërsa në plan është dhe kontributi në të tjerë impiante të vendit, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë të pasionuarit pas sportit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...