Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushnja në dilemë për trajnerin, skuadra e pushtuar nga gripi

Lushnja përgatit sfidën ndaj Flamurtarit me dilema të mëdha përsa i përket emrit të trajnerit por edhe futbollistëve që do të aktivizohen në transfertën e Vlorës. Drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur për emrin e trajnerit të ri, ndërkohë që skuadra vijon përgatitjet nën drejtimin e ndihmësit Dritan Çuko. Gjasat janë që në sfidën e javës së 20-të pikërisht Çuko të jetë në krye të skuadrës në një ndeshje ku vështirësitë janë të mëdha. Sikur të mos mjaftojnë problemet në organizimin e klubit skuadra është e goditur edhe nga virozat e stinës. Kështu mungesave të zakonshme Koreshi, Marku dhe Xhafa i është shtuar edhe mbrojtësi i majtë Arbër Mone. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve kanë munguar në skuadër për arsye gripale, mbrojtësi Ledion Ruço, mesfushorët Ergys Alushi dhe Orges Gava si dhe sulmuesi Fatjon Sefa. Në këtë situatë është e vështirë për Lushnjën të përgatisë sfidën e fundjavës, duke qënë se mungesat janë të shumta por edhe të rëndësishme. Megjithatë myzeqarët janë të bindur se mund të konkurojnë ndaj të gjithëve, teksa shembullin më të mirë e dhanë piëkrisht në fazën e dytë, kur Flamurtari iu fal supergolit të Liçajt në fundin e takimit për të marë pikët e plota.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...