Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushnja në “Roza Haxhiu” ndaj Kukësit

Pika e marë në kryeqytet ndaj Partizanit ka shtuar entuziazmin tek Lushnja me shpresën që ky edicion mund të marë një tjetër rrjedhë. Nisur nga besimi ndaj skuadrës drejtuesit e klubit kanë shtuar ritmin e punimeve në stadiumin Roza Haxhiu për ta bërë të gatshëm në sfidën ndaj kampionëve të Kukësit. Sipas parashikimeve impianti do të mirëpresë skuadrën për të debutuar përpara publikut më datë 12 tetor, pasi fare pak gjëra kanë mbetur pa përfunduar.

Kështu shkallët e tribunës kryesore janë kompletuar me stola ashtu si dhe pjesa tjetër e stadiumit, ndërkohë që për momentin kanë mbetur pa u kompletuar dhomat e zhveshjes së skuadrave, cka pritet të kompletohet në ditët në vijim. Në këtë mënyrë Artan Bano do të ketë mundësinë që skaudra e tij të ndjejë ngrohtësinë e publikut, me Lushnjen që konsiderohet si një nga skuadrat që ka mbështetjen më të madhe nga tifozët në sfidat shtëpiake.

Për më tepër që stadiumi do të ketë një tjetër pamje, të rinovuar si në fushë ashtu edhe në tribuna. Lajmi i mirë është edhe kompletimi i skuadrës, që do të vuajë vetëm mungesën e Erind Koreshit, një mungesë e paralajmëruar pas operacionit të kryer nga mesfushori. Ndaj Kukësit pritet të jetë një festë e vërtetë futbolli në një ambient të përshtatshëm për të festuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...