Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Lushnja nuk di të dalë nga kriza, ngec edhe ndaj AF Elbasanit/ Vora triumfon ndaj Burrelit në shtëpi

Lushnja nuk po di të dalë nga kriza, ndërsa edhe në sfidën e javës së tretë të Kategorisë së Parë, atë ndaj AF Elbasanit ka dalë me zero pikë, duke vuajtur në fund të renditjes.

Ky takim u mbyll me rezultatin 0-1, me të vetmin gol që për miqtë e realizoi Karakaçi në minutën e 45’.

Lexoni edhe:

Vendasit tentuan që të gjenin barazimin, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Lushnjën që pas tre javëve të para renditet në vend të fundit me zero pikë, ndërsa AF Elbasan nga ana tjetër renditet në vend të dytë me shtatë pikë, po aq sa Apolonia e vendit të parë.

Ndërkohë ndeshja tjetër që mbylli këtë raund të Kategorisë së Parë ishte ajo mes Vorës dhe Burrelit që u mbyll me rezultatin 3-1.

Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e pestë me Qardakun, ndërsa në minutën e 14’ Avdiu dyfishoi avantazhin e Vorës.

Burreli reagoi me Fetaj në minutën e 69’ dhe ngushtoi diferencën, por vetëm tetë minuta më pas Raboshta shënoi golin e tretë për Vorën dhe vulosi këtë sfidë.

Pas javës së tretë, Vora renditet në vend të katërt me gjashtë pikë, teksa Burreli pozicionohet në vend të 11-të me vetëm një pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...