La Liga

Luuk de Jong i ruan nderin Barçës, Keidi Bare 62 minuta dhe karton të verdhë

Barcelona shmang turpërimin “in extremis” në derbi kundër Espanyolit, nga ku doli me vetëm një pikë, edhe pse kaloi shumë shpejt në epërsi. “Blaugranat” barazuan 2-2 në “Cornella”, duke zhvlerësuar në njëfarë mënyrë atë fitore të madhe që arritën përballë Atleticos së Madridit në sfidën paraardhëse.  Dy pikë të humbura në limitet e kohës shtesë nga skuadra e Keidi Bares, që diti të ringrihej gradualisht në lojës pas atij starti zhgënjyes.

Nuk nisi mirë ndeshja derbi për Espanyolin, që u ndëshkua që në minutën e dytë me gol. Një krosim perfekt e Jordi Albas nga e majta gjeti këmbët e Pedrit, i cili bëri më të mirë, duke e shtyrë topin drejt rrjetës.

Një gol që i dha përparësi Barcelonës në aspektin psikologjik dhe nervozoi lojtarët e Espanyolit. Në minutën e 23-të, pas disa përplasjeve të forta gjatë lojës, Keidi Barë ndërhyri fort në këmbët e Araujos, duke mos i lënë zgjidhje tjetër kryesorit, që i tregoi menjëherë kartonin e verdhë. Momenti tensioni në fushë për disa çaste, por më pas loja vijon normalisht.

Gjithsesi, në fund të pjesës së parë, Darder i Espanyolit realizoi një gol shumë të bukur nga jashtë zonës, duke barazuar rezultatin.

Por nuk ishte kjo fjala e fundit për vendësit. Në minutën e 66-të, pak pasi Bare ishte zëvendësuar, de Thomas përmbysi shifrat në 1-2.

Për minuta të tëra Barcelona nuk kishte qartësi në lojën e saj sulmuese, edhe pse Xavi kishte hedhur në fushë edhe Aubameyangun. Golin që shpëtoi Barçën nga turpërimi e shënoi në minutën e pestë shtesë Luuk de Jong, i cili zëvendësoi Pedrin pak sekonda para e të mbyllej koha e rregullt. Një pikë që u festua si fitore nga “blaugranat”, ndërsa futbollistët e Espanyolit nuk mund ta fshihnin zhgënjimin për fitoren e ikur nga duart atëherë kur gjithçka u duk e përfunduar.

 

 

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency