Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Lyon dorëzohet pas dy muajsh, PSG i “rrëmben” një talent për 50 milionë euro

Bradley Barcola pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain. 20-vjeçari kishte pëlqimin e drejtorit të parizienëve, Luis Campos dhe pas dy muajsh tratativa me Lyonin, më në fund negociatat për francezin u mbyllën me sukses.

Sulmuesi mbërriti në orët e vona të natës në Paris dhe pasi të kryejë të gjithë procedurat do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique. Ky operacion do t’i kushtojë në total 50 milionë euro kryeqytetasve.

Lexoni edhe: 

45 milionë do të kalojnë menjëherë në llogarinë e Lyon ndërsa pesë të tjera do të jenë në formën e bonuseve. Barcola shndërrohet në transferimin e tetë të kësaj merkatoje pas Ugartes, Dembele, Hernandez, Goncalo Ramos, Kang-in Lee, Skriniar dhe Asensio

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...