Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Lyon i pandalshëm në merkato/ Jo vetëm Lacazette-Tolisso, firmos edhe mbrojtësi i Argjentinës

Nicolas Tagliafico është transferuar në Francë, anësori i majtë i Ajaksit, i cili ishte pjesë e kampionëve të Holandës prej vitit 2018. 29-vjeçari aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që numëron 40 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës.

4.2 milionë euro kanë paguar francezët në arkat e Ajaksit për të siguruar futbollistin latin, ndërkohë që në prezantimin e tij shkruajnë: “Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi nënshkruar me Tagliaficon për 3 sezone, pra deri në verën e vitit 2025”.

Një përforcim shumë i rëndësishëm për Lyonin, që ka arritur të rikthejë në bazë edhe Alexandre Lacazette dhe Corentin Tolisso. Klubi i Ligue 1 i shiti dy lojtarët për 95 milionë euro pesë vite më parë, teksa i riktheu në shtëpi me parametra zero.

Objektivi i madh është rrëzimi i PSG-së nga froni dhe fitimi i titullit kampion, që tifozëve të Lyonit u mungon prej vitit 2008.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...