Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar bën poker, Lyon merr vendin e dytë, Metz befason sërish

Kampionati francez ka vijuar sot me ndeshjet e javës së 21-të, që ka prodhuar rezultate mjaft interesante.

Kështu Lyoni ka marrë fitoren 0-2 në transfertën ndaj Guingamp, falë golave të Fekir dhe Aouar dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes, 8 pikë pas PSG-së kryesuese, që do të zbresë në fushë në orën 21:00.

Metzi i Ivan Balliut mori fitoren e 3-të në 5 takimet e fundit, duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj St. Etienne, ndërsa 2 të tjerat i ka barazuar dhe tashmë ka rindezur shpresat për të qëndruar mes më të mirave. Ndonëse mban vendin e fundit, Metzi ka arritur që në 5 javët e fundit të marrë 11 pikë, nga 15 që ka gjithsej.

Lille u dorëzua në minutat e fundit, pasi pësoi 2 gola në të 83-tën dhe 88-ën nga Rennes dhe humbi sfidën me rezultatin 1-2, Edhe Nantes flirtoi me fitoren në transfertën ndaj Touluses, duke kryesuar deri në minutën e 96, kur vendasit barazuan me penallti. Në sfidat e tjera, Angers mposhti Troyes 3-1 dhe Amiens e Montpellier ndanë nga një pikë me barazimin 1-1.

Në takimin e mbrëmjes, Parisi arriti të mposhtë me rezultatin e thellë 8-0 Dijonin dhe çoi në 11 pikë distancën nga ndjekësit. Neymar ishte protagonisti absolut në këtë takim me 4 gola të shënuar, ndërsa Cavani, Mbappe dhe Di Maria 2 herë, regjistruan emrin në listën e golshënuesve të takimit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...