Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Lyon-Nice vendoset nga penalltitë, skuadrat ndajnë pikët në “Parc Olympique Lyonnais”

Sfida hapëse e javës së 15-të të Ligue 1, takimi mes Lyon dhe Nice vendoset nga penalltitë. Takimi që u zhvillua në “Parc Olympique Lyonnais” përfundoi me barazimin 1-1, me të dy golat që u realizuan nga pika e bardhë e penalltisë.

Përtej faktit që vendasit luajtën më mirë, ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 38’, me Pepe që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Nice mbajti avantazhin deri në minutën e 89’, moment në të cilin vendasit gjetën golin e barazimit me një gol të Lacazette që ekzekutoi penalltinë për skuadrën e Lyon.

Pas raundit të 15-të, Lyon qëndron në vend të tetë me 21 pikë, ndërsa Nice renditet në vend të nëntë me 20 pikë.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...