Ligue 1

Lyon njihet me dënimin për incidentin në ndeshjen ndaj Marseille

Incidenti më i fundit në futbollin francez ishte padyshim ai ne Lyon-Marseille, ku Dimitri Payet u godit me një shishe uji nga tifozët vendas dhe më pas arbitri i detyrua të ndërpresë ndeshjen, për të mos e rifilliuar më.

Pikërisht ky incident i ka kushtuar jo pak Lyonit, që si klub organizator, është ndëshkuar me heqjen e një pike nga renditja e përgjithshme, aty ku situata e Lyonit nuk është aspak e mirë, pasi pozicionohet larg zonës europiane.

Sa i përket ndeshjes, është vendosur që të riluhet në stadiumin e Lyonit, por këtë herë pa praninë e tifozëve, teksa pritet që të përcaktohen edhe data e ora e takimit.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency