Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Lyon zyrtarizon ish-Kampionin e Botës, italiani rikthehet me tjetër status në Francë

Drejtuesit e Lyon në Francë kanë zyrtarizuar akordin me trajnerin Fabio Grosso. Kampioni i Botës në vitin 2006 me Italinë firmosi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 ndërsa ka edhe opsionin për të rinovuar me një tjetër vit. Kujtojmë se Grosso si lojtar është aktivizuar edhe me Lyonin duke fituar kampionatin dhe kupën, ndaj e njeh mirë ambientin që e pret në Francë.

Në pritje edhe të plotësimit të stafit të tij, Grosso do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së dielës që Lyon e luan në shtëpi përballë Le Havre, për t’u prezantuar më pas para mediave të hënën e datës 18 shtator.

Lexoni edhe:

Kujtojmë se Grosso zëvendëson tek Lyon, Laurent Blanc që u shkarkua pas një starti të dobët të sezonit me skuadrën që grumbulloi vetëm një pikë në katër javët e para të Ligue 1.

Karrierën e tij si trajner Grosso e nisi në vitin 2014 me të rinjtë e Juventus për të drejtuar më pas Barin, Hellas Verona, Brescian, Sionin dhe Frosinonen.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...