Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Lyoni fiton ndaj Brestit dhe ngjitet në krye

Skuadra e Brestit për pak i prishi festën Lyonit në takimin e “Stade Francis-Le Blé”, që përfundoi me fitoren 2-3 të skuadrës së Rudi Garcias, që me këtë sukses merr kreun e Ligue 1 me 55 pikë, aq sa ka grumbulluar Lille.

Një sfidë me dy pamje për Lyonin, që gjatë pjesës së parë ishte dominues në çdo drejtim, çka reflektohet me golat e shënuar nga ish-futbollisti i Milanit, paqueta, Aouar dhe Depay (goli i holandezit u realizua me penallti).

Lyoni ndoshta e konsideroi të mbyllur para kohe sfidën, dule u lëshuar terren vendësve dhe në fund për pak lanë dy pikë të çmuara.

Chardonnet realizoi golin e parë për Brestin në minutën e 53-të, ndërsa Cardona hapi ndeshjen me golin e 2-3 nw tw 74-tën. Gjithsesi, Lyoni ia doli të mbrohej mirë në minutat e mbetura, për të marrë në fund një fitore të rëndësishme, që vlen shumë në garën treshe për titullin kampion me Lille dhe PSG.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...