Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Lyoni skuadër transfertash, mposht edhe Caen

Olymique Lyon u rikthye te fitorja në Ligue 1 pas humbjes shokuese në mesjavë ndaj Lille dhe e bëri këtë në transfertën ndaj Caen. Pas tre sukseseve radhazi me shifrat e thella 0-5 këtë herë Lyoni u mjafua me një fitore 1-2 që ishte e 4-ta rresht jashtë fushe për skuadrën e Bruno Genesios. Në minutën e 10-të Cornet kaloi në epërsi miqtë ndërsa në të 54-tën Lyoni dyfishoi shifrat me sulmuesin Mariano Diaz që i asistuar nga Memphis Depay mposhti për herë të dytë portierin e Caen. Vendasit rihapën sfidën me golin e Santini në të 90-tën por ishte shumë vonë për të bërë diçka. Me këtë fitore Lyoni u ngjit në kuotën e 32 pikëve po aq sa edhe Monaco.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...