Ligue 1

Lyoni, vetëm një pikë në Bordeaux, mbetet në vendin e 12-të

Lyoni nuk ka shkuar më shumë se barazim 2-2 në transfertën e Bordeaux, duke regjistruar ndeshjen e dytë radhazi në kampionat. Të besuarit e Peter Bosz sërish treguan mungesë stabiliteti, teksa nuk ruajtën dot avantazhin në dy raste. Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Shaqiri shërbeu saktë për Denayer, i cili gjeti golin e parë të mbrëmjes, por shtatë minuta më vonë Gusto e çoi topin gabimisht në rrjetën e tij, duke vendosur baraspeshën.

Pavarësisht lojës së ekuilibruar, Lyoni e gjeti sërish golin e avantazhit pa u mbushur pjesa e parë, teksa braziliani Mendes shënoi golin e dytë për miqtë. Pjesa e dytë nisi pa ndryshime, me Bordeaux që arriti të gjente rrugën e rrjetës me Elis, i cili befasoi Lyonin. Në të 86-ën, Karl Toko Ekambi iu afrua golit të fitores, por pa rezultat.

Në fund nga një pikë për të dyja skuadrat, me Lyonin që renditet në vendin e 12-të me 23 pikë, ndërsa Bordeaux lë zonën e rënies, duke shkuar në kuotën e 14 pikëve e duke u renditur në vendin e 17-të.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency