Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

M.United dhe Chelsea këmbëngulin për Romagnolin, por…

Manchester United dhe Chelsea pritet të duelojnë në merkato për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli. 24-vjecari, kapiten i kuqezinjëve, është shndrruar në liderin e prapavijës për skuadrën e drejtuar nga Gattuso, duke tërhequr vëmendjen e gjigandëve anglezë. Manchester United prej kohësh është duke vëzhguar tregun italian, sidomos sa i përket repartit të mbrojtjes, pasi përveç Romagnolit, ndjek me shumë vëmendje edhe qëndërmbrojtësin e Napolit, Koulibaly, ndërkohë që nga ana tjetër trajneri i Chelseas, Sarri i njeh mirë aftësitë e mbrojtësit kuqezi. Romagnoli pëlqehet edhe nga Juventus, ndërkohë që drejtuesit e Milanit shpesh herë kanë përsëritur se mbrojtësi është i pashitshëm.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...