Adrien Rabiot ka zbuluar një prapaskenë të veçantë në lidhje me Kylian Mbappe, shokun e tij te nënkampionët e botës. Në një prononcim për shtypin francez, mesfushori i kombëtares franceze zbuloi një detaj që e acaron nga ylli i PSG-së.
“Acarohem shumë kur Mbappe ndryshon zërin e tij gjatë intervistave. Kur jemi bashkë ai flet normalisht. Më pas e shoh në ndonjë intervistë me një zë komplet tjetër.
Nuk e di pse, por e ndryshon plotësisht zërin përpara kamerave. Të streson, një gjë e tillë është shumë e bezdisshme. Mendoj se të gjithë e kanë vërë re”, u shpreh lojtari i Juventusit.
