Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Ma konfirmoi vetë”, zbulohet e ardhmja e Marco Reus

Marco Reus është në ditët e fundit të aventurës 12-vjeçare me Borussian e tij të dashur. Legjendë, krenari në “Signal Iduna Park”, futbollist të cilit natyra i dhuroi plot talent e klas, por aspak fat me dëmtimet.

Marco ëndërron e beson se do të largohet si kampion Europe nga verdhezinjtë. Dhe është një hap larg, pasi fati kthehet, nuk mund të jetë gjithmonë mizor.

Për ta bërë ndarjen me qytetin, skuadrën, shokët dhe tifozët më pak të dhimbshme. Dhe me një fund të lumtur, si në ëndrra.

E për të vijuar pasionin e jetës diku larg, në një realitet të ri dhe perfekt, për t’i shijuar qetësisht vitet e fundit si futbollist.

Lexo edhe: 

Dortmundi i tij fitoi të dyja gjysmëfinalet e Championsit përballë PSG-së. Duke mos pësuar asnjë gol!

Dhe në finalen e Wembleyt (1 qershor) do të sfidojë Realin e Madridit.

Samir Nasry, ish-lojtar i skuadrave si Arsenali, Manchester City apo Marseille, ka zbuluar të ardhmen e Reus.

Kam biseduar me Marcon. Ai më tha se e donte aq shumë futbollin sa ishte herët për t’u tërhequr.

Më tregoi se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e MLS-së amerikane”, u shpreh ish-mesfushori i avancuar francez.

Samstag 04.05.2024, 1. Bundesliga Saison 23/24 – 32. Spieltag in Dortmund,
Borussia Dortmund – FC Augsburg,
Marco Reus (BVB) bejubelt sein Tor zum 4:1
Copyright:
Borussia Dortmund GmbH & Co. KGaA
Rheinlanddamm 207-209
44137 Dortmund
(NO IPTC-stripping allowed)
EDITORIAL USE ONLY

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...